Krijimi i Faturës së Transportit
Fatura e transportit krijohet duke ndjekur rrugën: Faturat e mia → Krijo faturë transporti.
Ndërfaqja është e organizuar në katër pjesë kryesore:
- Të dhëna të përgjithshme të faturës
- Të dhënat e lëshuesit / transportuesit / marrësit
- Adresat e nisjes dhe mbërritjes
- Artikujt
Pjesa I – Të Dhëna të Përgjithshme
| Emri i fushës | Përshkrimi | Vlerat e mundshme | 
|---|---|---|
| Tipi | Zgjidhni tipin e faturës | Faturë transporti | 
| Lloji i Transaksionit | Zgjidhet lloji i transferimit | Procesimi, Riparimi, Ekzaminimi | 
| Njësia e Biznesit | Plotësohet automatikisht, mund të ndryshohet | |
| Kodi TCR | Plotësohet automatikisht | |
| Mënyra e Paketimit | Zgjidhet sipas artikullit | Boxes, Pallets, Containers, Parcels, Dunnage, Other | 
| Numri i Paketimeve | Vlerë numerike | |
| Vlera e Mallrave | Shkruhet vlera e mallrave | |
| Nr. rendor i faturës origjinale | Opsionale | |
| Mallrat janë të djegshme? / Kërkohet Shoqërim? | Përcaktoni nëse po | |
| Mjeti | Pronësia dhe targa | Owner, Third Party | 
Pjesa II – Lëshuesi / Transportuesi / Marrësi
| Emri i fushës | Përshkrimi | Vlerat e mundshme | 
|---|---|---|
| Lëshuesi | Plotësohet automatikisht | |
| Transportuesi – Lloji ID-së | Zgjidhni mënyrën e identifikimit dhe plotësoni ID | NUIS, Personal ID | 
| Emër (Transportues) | Emri i personit që transporton | |
| Qyteti & Adresa | Të dhëna të transportuesit | |
| Marrësi – NUIS | Vetëm me NIPT | |
| Emër, Qyteti & Adresa | Të dhëna të marrësit | 
Pjesa III – Adresa e Nisjes / Mbërritjes
| Emri i fushës | Përshkrimi | Vlerat e mundshme | 
|---|---|---|
| Pika e Nisjes | Zgjidhet nga lista | Warehouse, Exhibition, Store, Point of Sale, Other | 
| Data e Nisjes | Zgjidhet në kalendar | |
| Qyteti & Adresa | Të dhënat e nisjes | 
Pjesa IV – Artikujt
Shtoni artikujt duke klikuar Shto Artikull.
| Emri i fushës | Përshkrimi | Vlerat e mundshme | 
|---|---|---|
| Kodi i artikullit | Kodi identifikues – tekst ose numër | |
| Emri i artikullit | Emërtimi i artikullit | |
| Njësia matëse | Zgjidhet nga lista | Një, Copë, Kg, Cm | 
| Sasia | Sasia e artikullit (numerike) | 
Për të shtuar artikuj të tjerë, klikoni sërish Shto Artikull.
Përfundimi
Pasi të keni plotësuar të gjitha fushat:
- Klikoni Ruaj – do të shfaqet mesazhi: “Drafti i faturës u ruajt me sukses”
- Klikoni Aprovo për fiskalizim – do të shfaqet mesazhi: “Drafti i faturës u miratua me sukses”
 
					    						    		