Nëse një faturë elektronike lidhet me furnizim mallrash apo shërbimesh në kuadër të projekteve SASPAC, duhet të plotësoni fushën “Të dhëna për projektin” në tab-in Referenca brenda Profisc.
Hapat për krijimin e faturës në Profisc
- Hyni në menunë Faturat e mia → Krijo faturë
- Klikoni në Tab-in Referenca
- Brenda këtij tab-i do të shfaqen disa fusha të referencës, të cilat mund të plotësohen sipas rastit:
| Emri i fushës |
Përshkrimi |
| Të dhënat për Blerësin | Një identifikues i dhënë nga blerësi, përdoret për qëllime të rutimit të brendshëm |
| Të dhënat e Projektit | Identifikimi i projektit me të cilin lidhet fatura. Shembull: SASPAC-2025-04-0014-DRT-TR-2025-0001). |
| Të dhënat për Kontratën | Identifikimi i kontratës së lidhur me furnizimin. |
| Referenca e Urdhrit të Blerjes | Një identifikues i urdhrit të blerjes të referuar, i dhënë nga blerësi. |
| Referenca e Urdhrit të Shitjes | Një identifikues i urdhrit të shitjes të referuar, i dhënë nga shitësi. |
| Referenca e Dëftesës së Pranimit | Një identifikues i dëftesës së pranimit të referuar. |
| Dokumenti i Transportit | Një identifikues i dokumentit të transportit të referuar. |
| Detajet e tenderit ose lotit | Identifikuesi i thirrjes për tender ose i lotit me të cilin lidhet fatura. |
| Identifikues i artikullit të faturuar | Një identifikues për një objekt mbi të cilin është bazuar fatura, i dhënë nga shitësi |
Shembull ilustues ne fature:
