- Hapat fillestarë – Modifikimi i të dhënave të përdoruesit ne Profisc
- Hyni në Profisc me kredencialet tuaja (username/password).
- Klikoni mbi emrin tuaj të përdoruesit në këndin e sipërm djathtas.
- Zgjidhni Modifiko për të hapur faqen e të dhënave personale.
- Lidhja e llogarisë Profisc me Microsoft 365
- Në anën e djathtë të faqes do të shfaqen “Authentication Providers”.
- Klikoni Link Microsoft për të lidhur llogarinë tuaj Profisc me llogarinë MS 365.
Çfarë ndodh më pas?
- Nëse jeni tashmë i loguar në MS 365, lidhja kryhet automatikisht.
- Nëse nuk jeni i loguar, do të ridrejtoheni për t’u autentifikuar në MS 365.
- Pas autentifikimit të suksesshëm, do të merrni mesazhin “Veprimi u krye me sukses” dhe email-i juaj do të shfaqet si i lidhur me Microsoft.
- Si të logoheni në të ardhmen
- Në çdo hyrje të ardhshme në Profisc, klikoni ikonën e MS 365 në faqen kryesore të login-it.
- Nëse jeni i loguar në MS 365, do të hyni automatikisht në Profisc.
- Nëse jo, do t’ju kërkohet të logoheni fillimisht në MS 365.


