Per te gjetur faturat e shitjes ne Profisc duhet te pozicionoheni ne menune Fatura te Fiskalizuara.
Hapi i pare: Zgjidhni daten ne kalendar per periudhen qe po kerkoni faturat e shitjes
Hapi i dyte : Kerkoni ne gride per faturen qe deshironi duke perdorur filtrat e kerkimit ( Numeri I fatures, Nivf, Nslf etj)
Kolonat e grides mund te organizohen sipas deshires se perdoruesit, duke klikuar ne butonin Shto/fshi kolone te cilen e gjeni ne anen e djathte te ekranit.
Kur klikoni kete buton do t’iu shfaqet lista e plote e kolonave qe permban grida. Keto kolona mund ti organizoni ne menyre te tille duke klikuar ne secilin prej rreshtave te renditur ne liste dhe te zvarrisni mausin poshte/larte. Ne kete menyre realizoni renditjen e tyre.
Gjithashtu pervec renditjes se kolonave ne kete opsion mund te shtoni dhe te hiqni kolona duke bere check dhe uncheck kutizat e secilit prej emertimeve qe gjeni ne listen e butonit shto/fshi kolone.