Register Now

[ask_signup]

Login

[ask_login]

Lost Password

Enter your email to reset your password.

[ask_lost_pass]

BY Author

Si të shkarkoni PDF e faturave në grup ne Profisc

  1. Shkarkimi ne grup i Faturave të Fiskalizuara të Shitjes  

Për të marrë PDF-të e faturave të shitjes, hapni menunë Fatura të Fiskalizuara në Profisc.  

Hapi 1 – Përzgjedhja e faturave për shkarkim  

Përdorni filtrat në këtë menu për të gjetur faturat që ju nevojiten, si për shembull sipas datës ose klientit. 

Pasi të shfaqen faturat që kërkoni, mund të zgjidhni të gjitha ose vetëm disa prej tyre për t’i shkarkuar. 

Për të përzgjedhur të gjitha faturat, klikoni kutizën në krye të gridës. Ose mund të zgjidhni manualisht ato që ju duhen. 

Hapi 2 – Klikoni opsionin për shkarkim në grup

Pasi të keni zgjedhur faturat, në krye shfaqet butoni Shkarko të përzgjedhurat (numri i faturave).

Me klikimin e këtij butoni, sistemi krijon një skedar ZIP që përmban të gjitha PDF-të e faturave të përzgjedhura.

Skedari ZIP do të gjendet te Downloads në kompjuterin tuaj.

 

   2. Shkarkimi ne grup i Faturave të Blerjes

Për PDF-të e faturave të blerjes, përdorni menunë Fatura Blerje / My purchase në Profisc.

Hapi 1 – Aktivizimi i përzgjedhjes së faturave

Fillimisht klikoni butonin Zgjidh… → Shkarko që të aktivizohen kutitë e përzgjedhjes për çdo faturë në tabelë.

 

Mund të zgjidhni të gjitha faturat duke klikoni kutizën në rreshtin e sipërm, ose t’i përzgjidhni manualisht sipas nevojës.

Hapi 2 – Klikoni opsionin për shkarkim në grup

Pas përzgjedhjes së faturave, në krye do të shfaqet butoni Shkarko të përzgjedhurat (numri i faturave).

Me klikimin e këtij butoni, sistemi krijon një skedar ZIP që përmban të gjitha PDF-të e faturave të zgjedhura.

Skedari ZIP do të gjendet te Downloads në kompjuterin tuaj.