Register Now

[ask_signup]

Login

[ask_login]

Lost Password

Enter your email to reset your password.

[ask_lost_pass]

BY Author

Në ambientin TEST të Self Care janë implementuar ndryshimet/verifikimet e mëposhtme në shërbimin e Fiskalizmit të faturave

Në datën 16/11/2022 jemi njoftuar nga  DPT se në ambientin TEST të Self Care janë implementuar ndryshimet/verifikimet e mëposhtme në shërbimin e Fiskalizmit të faturave:

–  Verifikimi i atributit BUYER në faturat elektronike

–  Verifikimi i tipit të blerësit (BUYER IDTYPE) në të gjithë faturat

–  Verifikimi i tipit të vetëfaturimit dhe tipit të shitësit (seller IDTYPE)

Theksojmë se këto 3 kontrolle të shtuara në shërbimin e fiskalizimit nuk janë live, por ju lutemi vëmendjen tuaj të menjëhershme, në mënyrë që me kalimin live të këtyre kontrolleve, ju të mos keni errore apo probleme me fiskalizimin e faturave.

Më konkretisht:

  1. Nëse fatura është elektronike, pra isEinvoice=True, në faturë duhet të ekzistojë patjetër elementi Buyer dhe parametri IDType= NUIS. Ky kontroll nga CIS është shtuar pasi mungesa e këtij parametri sjell probleme në shfaqjen e faturës suaj të shitjes në librat e blerjes së blerësit. Në rastet kur mungon ky parametër në aprovim të faturës do të shfaqet errori 69 – Buyer field must exist if is Einvoice.
  2. Nëse është vendosur elementi Blerës <BUYER > në faturë, dhe tipi i blerësit nuk është NIPT, do të verifikohet që vlera e dërguar e parametrit të mos gjendet në regjistrin e taksapagueseve (aktiv ose jo në regjistrin e tatimpaguesve). Pra nëse ju po fiskalizoni një faturë me IdTYPE të ndryshme nga NUIS dhe në fushën që mban vlerën keni vendosur një NUIS në të vërtetë, atëherë në fiskalizim do të merrni error 54 – Incorrect ID Type for this Buyer.
  3. Në rastet e vetëfaturimeve P12 për secilin lloj vetëfaturimi do të kryhen këto verifikime nga CIS si më poshtë:
  4. kur tipi i vetëfaturimit është “SELF”: NIPT i shitësit duhet të jetë i njëjtë me NIPT të blerësit.
  5. kur tipi i vetëfaturimit është “AGREEMENT” NIPT i shitësit duhet të jetë aktiv.
  6. kur tipi i vetëfaturimit është “DOMESTIC”: NIPT i shitësit të lejohet vetëm për ato NIPT-e me statusin ligjor “Prodhues bujqësor”, sipas regjistrit të tatimpaguesve
  7. kur tipi i vetëfaturimit është “ABROAD”: Të dhënat e shitësit nuk duhet të jenë në regjistrin e tatimpaguesve/QKB (jo NIPT shqiptar).
  8. kur tipi i vetëfaturimit është “OTHER”: Të dhënat e parametrit nuk duhet të jenë në regjistrin e tatimpaguesve/QKB (jo NIPT).

Në secilin nga rastet e mësiperme (a, c, d, e) nëse nuk do të ketë përputhje mes tipit të vetëfaturimt dhe tipit të NUIS do të merrni në fiskalizim error 80.

Theksojmë akoma se këto ndryshime janë planifikuar të kalojnë live në platformën Self Care se shpejti, ndaj dhe ju ftojmë të keni kujdes të veçantë në plotësimin e faturave tuaja sipas informacionit të sipërpërmendur.