Register Now

[ask_signup]

Login

[ask_login]

Lost Password

Enter your email to reset your password.

[ask_lost_pass]

BY Author

Zhvillime të Reja në Menunë e Furnitorëve dhe Lidhja me Njësinë e Blerjes

Të dashur përdorues,

ProFisc ka sjellë përmirësime të reja në menaxhimin e furnitorëve dhe lidhjen e tyre me Njësinë e Blerjes (Purchase Unit), të cilat janë të aksesueshme në ambientin e prodhimit.

Pse këto zhvillime janë të rëndësishme?
Duke qene se nga CIS, tashmë mund të merrni të gjitha faturat e blerjes, qofshin ato elektronike (E-invoice) ose jo, për të bërë përvojën tuaj edhe më efikase, kemi shtuar fusha të reja në të dhënat e furnitorëve që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni informacionin më lehtë.

Ku i gjeni të dhënat e furnitorëve?
Të dhënat për furnitorët janë në menu Cilësimet/Furnitorët e Mi (Settings/My Suppliers), ku mund të:

  • Shtoni një Furnitor të Ri,
  • Modifikoni të dhënat e furnitorëve ekzistues me lehtësi, duke përdorur butonat “Shto Furnitor” ose “Modifiko”.

Çfarë ka të re?
Kemi shtuar dy fusha të rëndësishme në të dhënat e furnitorëve:

  1. Kodi i Furnitorit (Vendor Code): Të gjithë kodet e furnitorëve tani janë të regjistruar dhe të menaxhueshëm.
  2. Njësia e Blerjes (Purchase Unit): Kjo fushë ju ofron mundësinë të regjistroni manualisht njësinë e blerjes për çdo furnitor. Nëse kjo fushë është e plotësuar, ProFisc automatikisht do të lidhi faturat e blerjes me njësinë përkatëse pas nxjerrjes.

Workflow-i mbetet i pandryshuar
Në procesin tuaj të punës nuk ka ndryshime. Por tani, keni më shumë fleksibilitet për të menaxhuar të dhënat e furnitorëve në mënyrë të pavarur dhe efikase në Profisc.

Për çdo pyetje ose paqartësi, jemi këtu për t’ju ndihmuar. Bëni pyetje në ProFisc Help

Mos ngurroni të na kontaktoni!

Faleminderit që jeni pjesë e ProFisc, dhe suksese në përdorimin e këtyre funksioneve të reja!